Çelja e negociatave, reagon Fajon: Zgjohu Macron, ky është turp

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

10:16 | 17 Tetor 2019

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, ka reaguar pas kundërshtimit të presidentit të Francës, Emanuel Macron për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Fajon ka thënë është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike!

Sipas saj tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka thënë Fajon. /Lajmi.net/

[embedded content]

Share.