10:16 | 31 Tetor 2019

10:16 | 31 Tetor 2019
Është hedhur shorti për çerekfinalet e Carabao Cup.
Pasi dje përfunduan ndeshjen e raundit të katërt, para pak minutash është hedhur shorti i çerekfinaleve të Kupës së Ligës angleze, e njohur ndryshe si Carabao Cup për shkak të sponsorit.
Liverpool do ta ketë përballjen më të vështirë pasi udhëton te Aston Villa, ndërkohë Manchester United pret Colchester e Manchester City luan si mysafir te Oxford, përcjell lajmi.net.
Takimi më interesant i këtij raundi mbetet ai mes Everton dhe Leicester.
Ndeshje do të luhen më 16 dhjetor.
Këto janë përballjet:
- Oxford United v Manchester City
- Manchester United v Colchester United
- Aston Villa v Liverpool
- Everton v Leicester City. /Lajmi.net/