Në konferencën për mediat që zhvilloi në Ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj u pyet për ngjarjen e fundit se Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Por këtë qëndrim të Zaevit është përpjekur ta përgënjeshtrojë ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Cakaj, i cili theksoi se diskutimet për zgjedhje të parakohshme në vendin fqinj janë të hershme dhe nuk lidhen me vendimin e Këshillit Evropian.
“Diskutimi për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje. Nuk mund t’i ndërlidhni proceset. Ky diskutim nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Këshillit”, theksoi Cakaj përpara gazetarëve.
Cakaj deklaroi gjithashtu se “në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se ky proces (hapja e negociatave) do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme”, ndërsa Qeveria shqiptare nuk dha garanci për procesin.
Top Channel