fbpx

Bujar Osmani jashtë loje politike – Artan Grubi e kontrollon degën e Çairit në BDI

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dega e Çairit të Bashkimit Demokratik për Integrim ka filluar të ketë përplasje dhe përçarje të brendshme strukturore mes eksponentëve të saj.
Sipas informatave brenda strukturave të BDI-së në Çair, marrim vesh se Artan Grubi, me urdhër të Ali Ahmetit, ka filluar ta marrë në kontroll degën e Çairit, duke eliminuar nga loja dy eksponentët kryesorë, Bujar Osmanin dhe Izet Mexhitit.
Sipas të njëjtit burim, thuhet se Grubi ka filluar t’i marrë në kontroll strukturat partiake në nivel nëndegësh brenda BDI-së. Përkrahja më e fuqishme e Grubit vjen nga tifoz-grupi “Shfercerat”, të cilët jozyrtarisht kanë filluar të emërojnë njerëzit e afërt të tyre në nivel strukturash.
A do të jetë kjo lufta e fundit mes fraksioneve brenda BDI-së apo do të nxehet situata edhe më keq, pak para se të fillojnë nominimet për kandidatët në zgjedhjet lokale të 2021-tës, kjo do të shihet javëve në vijim.

Share.