fbpx

Bujar Osmani i drejtohet qytetarëve: Ne ju blejmë sendet në market, ju vetëm na vot’oni neve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje, në press-konferencën e organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani (me profesion mjek), mes tjerash çuditërisht tha: “BDI tash është e organizuar në terren dhe me 10 000 aktivistë të saj do i’u dal në mbrojtje të qytetarëve”, tha Osmani.

Kjo retorikë e Bujar Osmanit nga BDI, i ka irrituar tepër qytetarët të cilët thonë se: ” Bujar Osmani mes tjerash na ka thënë ju rrini në shpi ne ju blejmë sendet në market, ju veç na votoni neve”.

Ndryshe, BDI dje ka hapur edhe linjë telefonike për qytetarët, ndërsa sipas qytetarëve numri telefonik ishte jofunksional dhe se BDI vazhdon të tal’let akoma me qytetarët.

Share.