fbpx

Blerje votash: Arrestohen 4 funksionarë të B.D.I-së kapen duke blerë vota në Malësi të Tetovës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para pak çastesh janë arrestuar 4 persona për blerje votash në Malësinë e Tetovës , ku thuhet se këta funksionarë janë të afërt me B.D.I-në e Ali Ahmetit.

Është ndaluar një person nga fshati Brodec me iniciale K.I. (44 vjeç), një person tjerët nga qyteti i Tetovës me iniciale R.K. (38 vjeç) dhe një person në fshatin Shipkovicē (39 vjeç) me iniciale L.O., përcjell albnet.com

Ndaj këtyre personave në fjalë janë ngritur padi penale sipas Ligjit penal për shitblerjen e votës dhe rrezikojnë nga 3 deri në 5 vjet burg.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen 3 ditë, duke filluar nga sot (e hënë) deri në ditën e mërkurë (15 korrik).

Share.