fbpx

Bleona i komenton Grenellit: Duke pasur gjak shqiptar në venat e mia, nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm për atë që ti ke bërë për neve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, që do të mbahen më 3 nëntor.

Ajo është takuar disa herë me presidentin aktual Donald Trump, teksa së fundmi ka qenë pjesë e një darke të komitetit të biznesmenëve dhe krerë fetarë shqiptarë, ku i ftuar ka qenë edhe Richard Grenell.

Qereti publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi nga takimi me ndërmjetësuesin special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump, ku shfaqej mjaft e lumtur pranë tij.

Të njëjtën fotografi më pas Grenell e ka publikuar në Instagramin e tij, duke shkruar në përshkrimin e fotografisë: “Me Bleonën, super yllin internacional në Detroit”.

Ndërkohë, përbri këtij përshkrimi nuk ka munguar edhe një koment i Bleonës, në shenjë falënderimi për atë që Grenell ka bërë për shqiptarët.

“I dashur Rick, duke pasur gjak shqiptar në venat e mia, unë nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm për atë që ti ke bërë për popullin shqiptar. Si qytetare amerikane, faleminderit për vendosjen e standardeve të larta në politikën amerikane. Të dua”, ka shkruar Bleona në koment.

Mesa duket, ndërmjetësuesi special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump është ndarë shumë i kënaqur nga takimi me artisten shqiptare.

Share.