fbpx

Bisedë telefonike e Trampit dhe Erdoganit: Ja qfar u fol!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dhe ai i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan përmes telefonit biseduan për çështjet rajonale, duke e përfshirë edhe Mesdheun, kumtoi Ankaraja.

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë eskaluan pasi Ankaraja këtë muaj dërgoi anije hulumtuese në ujërat kontestuese lindore mesdhetare, që Athina e konsideron si procedurë të paligjshme.

Paraprakisht dje, Erdogani e paralajmëroi Greqinë të mos e testojë durimin ose guximin e Turqisë me eskalimin e tensioneve mes aleatëve të NATO-s lidhur me eksploatimin e resurseve energjetike në Mesdheun lindor.

Turqia dhe Greqia janë në kontest rreth të drejtës për hulumtimin për gjetjet potenciale të naftës dhe gazit në rajonin lindor mesdhetar, në të cilin hyjnë anëtarët e BE-së, si dhe vende të tjera.

Share.