Bilall Kasami e takon Ali Ahmeti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i cili është në garë për komunën e Tetovës, e ka takuar kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti menjëherë pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale. Këtë e konfirmoi edhe Menduh Thaçi në emisionin Click Plus në TV21. Thaçi madje tha se edhe ai vetë është takuar me njerëz të Besës pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Tashmë në opinion shtrohet pyetja se lojën e kujt po e luan Kasami, i cili ditën kërkon votat e opozitës në Tetovë ndërsa natën takohet me Ahmetin e Thaçin? A ka marrëveshje paraprake mes BDI-së dhe Besës për Tetovën? A po bëhet Kasami dorë e zgjatur dhe mburojë e BDI-së kundër opozitës shqiptare?

Të gjitha këto pyetje vijnë pas veprimeve të çuditshme të Kasamit, i cili të parin takon Ali Ahmetin edhe pse në Tetovë kërkon vota pikërisht gjoja kundër BDI-së.

Share.