fbpx

Biden me lajm të madh për shqiptarët e Kosovës… Ja çfarë thotë..

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po konsiderohet të jetë lajm i mirë për Kosovën. Spektri politik dhe shoqëria civile vlerësojnë për KosovaPress se administrata Biden do të ketë qasje më proaktive ndaj Kosovës.Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi pret që presidenti i ri amerikan të vazhdojë përkrahjen për Kosovën.Ai pret mbështetjen e Bidenit edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ibishi: Presim që Biden ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën“Bidenin.. e kemi të shpirtit, e kemi krahë të fortë. Ai ka qenë gjithherë mik i shqiptarëve. Dihen deklaratat e tij edhe në kohën e bombardimeve. Ai ka mbetur konsekuent në çështjen e Kosovës dhe neve na bënë të mburremi që ai u zgjodh… Presim që ai të jetë një përkrahës edhe në procedurat e ardhshme që na presin, qoftë në bisedimet me Serbinë, të integrimeve dhe normal çka është shumë me rëndësi, edhe integrimit në NATO, që është një pjesë shumë e veçantë për Kosovën, pasi që realisht po jetojmë në një ambient jo shumë të volitshëm të rreziqeve dhe kërcënimeve jo veç nga Serbia, por edhe të Rusisë në rajon”, thotë ai.Edhe njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija e quan lajm të mirë fitoren e Joe Biden për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, janë një numër faktorësh që nevojiten për të ndërtuar një kohezion në raportet në mes Kosovës dhe ShBA-së, për të fituar një qasje më të favorshme për vendin.

Ai porosit për kujdes pasi sipas tij, shteti i Kosovës duhet të lobojë edhe më tutje për forcimin e marrëdhënieve me ShBA-në.Teksa thotë se nuk do të shtyhen përpara shumë pika të marrëveshjes Kosovë – Serbi, të arritura në kohën e presidencës së Donald Trump.Alija: Administrata e Joe Biden pritet të jetë më proaktive karshi Kosovës“Është lajm i mirë fitorja e zgjedhjeve në ShBA nga Joe Biden, në kuptimin që pritet që të ketë një qasje pak më proaktive karshi Kosovës, duke marrë parasysh edhe marrëdhënien me Kosovën të Joe Biden. Mirëpo, kjo nuk duhet të na fusë në zonën e konfortit, që edhe shteti i Kosovës, edhe komuniteti shqiptaro-amerikan në Amerikë të mos lobojnë më tutje për t’i përforcuar këto marrëdhënie. Sepse nuk mund të merret e garantuar edhe qasja e Joe Biden”, thotë ai.

E qasja proaktive e ShBA-së ndaj Kosovës, sipas Aliajt nuk ngërthen në vete shtyrjen përpara të pikave të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kohën sa ishte president i ShBA-së Donald Trump.Alija: Besoj se nuk do të shtyhen përpara shumë pika të marrëveshjes Kosovë – Serbi“Pritet të shtyhen disa pika të asaj marrëveshjeje, e sidomos disa pika që nuk prekin direkt Kosovën dhe Serbinë siç është çështja e 5G dhe gjërave tjera. Mirëpo nuk besoj se do të ketë një vazhdimësi të ndjekjes së pikave të asaj marrëveshjeje. Unë besoj shumë që do të ketë një qasje më ndryshe të kësaj administrate, duke marrë parasysh edhe kabinetin”, shprehet ai.E Violeta Haxholli nga KDI vlerëson se administrata Trump ka qenë mjaft aktive në procesin final të dialogut Kosovë-Serbi.Ajo thotë për KosovaPress se është herët për të ditur se cila do të jetë qasja e administratës së re amerikane, si ndaj dialogut, ashtu edhe ndaj marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.Haxholli: Pritet të shihet si do të vazhdojë zbatimi i marrëveshjes Kosovë – Serbi“Kosova vazhdon që të kërkojë mbështetjen amerikane në procesin e dialogut dhe në përpjekjet e saj për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë. Këtë e ka kërkuar qysh kur ka filluar procesi i dialogut në vitin 2011, fatmirësisht pra, ka pasur një dinamikë dhe përfshirje më aktive të ShBA-vë gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar. Ka një marrëveshje të cilën palët e kanë nënshkruar me presidentin Trump, dhe tani pritet të shihet se cila do të jetë qasja e administratës ndaj kësaj marrëveshje, si do të vazhdojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje e kështu me radhë”, thotë ajo.E rëndësishme sipas saj, është se një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë nevojë për vëmendjen amerikane në mënyrë që të funksionojë dhe të finalizohet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.Haxholli: Marrëveshja Kosovë – Serbi ka nevojë për vëmendjen amerikane“E rëndësishme është se një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë patjetër do të ketë nevojë për vëmendjen amerikane në mënyrë që të funksionojë dhe të finalizohet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe që do të garantojë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi por edhe avancimin e Kosovës drejt njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata siç është OKB-ja, ku edhe ShBA ka një rol shumë të rëndësishëm”, thekson ajo.Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i SHBA-së pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke e mposhtur kundërkandidatin e tij, njëherësh presidentin aktual, Donald Trump.

Share.