fbpx

BFI publikon masat: Ja si duhet të silleni për festën e Bajramit, rregullat strikte

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka nxjerrë sot një vendim me një sërë masash për festën e Fitër Bajramit.

Nga ky komunitet fetar kërkojnë që besimtarët namazin e sabahut ta falin nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa namazi i Bajramit të bëhet në xhami, por të mos zgjasë më shumë se 15 minuta. Rijaseti i BFI, për shkak të situatës aktuale me koronavirusin, ka anuluar organizimin e Manifestimit qendror tradicional të faljes së Fitër Bajramit.

Ja të gjitha masat që duhet të respektohen dhe zbatohen gjatë festës së Fitër Bajramit:

Falja e Namazit të Sabahut të bëhet në shtëpi, Falja e Namazit të Fitër Bajramit mos të zgjatë më shumë se 15 min, Maksimalisht të largohemi nga përshendetjet me kontakte fizike;

Largimi nga vizita e varrezave;
– Gjatë ditëve të Fitër Bajramit vizitat tradicionale të jenë sa më të pakta.
– Dezinfektimi i xhamive;
– Mbajtja e patjetërsueshme e maskave;
– Pastrimi i duarve me dezinfektant para hyrjes së xhamive ose mbajtja e dorezave;
– Çdo besimtar me vete të ketë sexhade personale;
– Sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve;
– Të ruhet distanca fizike sa më shumë që është e mundur mes xhematit;
– Ndalohet qëndrimi në grupe para ose pas faljeve të namazeve në ambientet e xhamisë;
– Abdesti të merret në shtëpi – abdes-hanet dhe toaletet do të jenë të mbyllura; /boomerang

Share.