fbpx

Berisha dyshon: Albin Kurti ka probleme psikike, ka nevojë për trajtim psikologjik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas ish deputetit të Nismas Social Demokrate, Zafir Berisha, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka nevojë për trajtim psikologjik.

“Kurti e ka tepruar dhe kam dilema për shëndetin psikik të tij. Veprimet, gjestet e tij vënë në dyshim, ose ose nuk e kemi lexuar mirë Albinin. Po llogaris që ai njeri a është i vetëdijshëm për sjelljet, veprimet dhe deklarata e tij me të cilat po dëmton shoqërinë kosovare”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.

“Kam të drejtë të kem mendimin tim. Telenovelat e tij me mimika nëpër konferenca, serialet që jep për të ushqyer militantizmin e tij politik më bën të dyshoj. S’jam psikolog. Kam dilema rreth shëndetit psikik të Kurtit”.

Share.