20:46 | 25 Tetor 2019

20:46 | 25 Tetor 2019
Një nga ish lojtarët e Manchester United, Dimitar Berbatov, ka komentuar situatën aktuale të ‘Djajve të kuq’.
Berbatov ka zbuluar se është shumë e dhimbshme kur sheh ish skuadrën e tij teksa vuan për rezultatet pozitive.
‘Djajtë e kuq’ kanë nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin dhe gjejnë tashmë vetën në pozitën e 14, e kjo gjë nuk e bën të ndihet aspak mirë legjendën bullgare.
“Të gjithë e dimë se ku pozicionohet Manchester United aktualisht në klasifikimin e Premierligës, dhe besoni, askush nuk dëshiron ta shoh atë skuadër aty” ka thënë Berbatov për ‘Betfair’, transmeton lajmi.net.
“Më bën të ndihem shumë keq, nuk është mirë dhe nuk mendoj se dikush dëshiron ta shoh ashtu” shtoi bullgari.
United doli me fitore nga ndeshja kundër Partizan Beograd, por paraqitja e ‘Djajve të kuq’ u kritikua shumë, përkundër tri pikëve. /Lajmi.net/