fbpx

Bekim Sali: Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar, po vjen koha e punëve të mëdha

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit , Bekim Sali nga opozita shqiptare me mesazh për banorët e Çairit: Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Po vjen koha e punëve të mëdha, përcjell in7

Të dashur qytetarë të Çairit, unë jam Bekim Sali – i lindur dhe i rritur në Çair. Jam bashkëshort dhe prind i tri vajzave. Me profesion jam dentist dhe pronar i dy bizneseve private.
Kam vendosur vullnetarisht që katër vjetët e ardhme të jetës sime t’ia dedikoj Çairit, të ofroj zgjidhje për problemet e shumta, duke qenë i bindur se e di saktë se si mund të bëhet edhe komuna jonë një lagje e urbanizuar e Qytetit.
Jam këtu që ëndrrën time për Çairin e Ri ta shndërroj në Çair të ëndrrave tona!
Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Po vjen koha e punëve të mëdha.
Na priftë e mbara!-ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook Bekim Sali –
Kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët-AlternAtivA/in7.tv/

Share.