fbpx

Befason Shkencëtari i Njohur, Ja çfarë Parashikon ai

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Walter Ricciardi, zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bën parashikime të zymta në lidhje me efektet që do të ketë pandemia Covid-19 në botë, ndërsa thekson se do na duhet ende kohë për ta vënë atë plotësisht nën kontroll.

“Do të na duhet edhe një vit e gjysmë për të marrë plotësisht nën kontroll pandeminë. Por, në fund të saj, njerëzimi do të jetë i dërrmuar, sikur të ketë kaluar një luftë.

Do të jetë një situatë dramatike në shumë aspekte, përfshi atë social dhe ekonomik“, shprehet ai duke shtuar se jemi ende në fillim të gjithçkaje sa i përket pandemisë.

“Megjithatë, njerëzimi do t’ia dalë, siç ia ka dalë përherë. Jemi ende në fillim të përballjes me pandeminë, por besoj se ashtu siç ka ndodhur edhe me HIV-in, në të ardhmen do të mësojmë edhe më tepër sa i përket koronavirusit“, shton zyrtari i OBSH, në një intervistë për gazetën greke “Zougla“.

Shkencetari italian, i cili është këshilltar special i qeverisë së Romës për çështjet e shëndetësisë rrëfen se do të duhet ende kohë për të mësuar më tepër në lidhje me sjelljen e virusit në raport me gjeografinë dhe kushtet atmosferike.

Ju gjithashtu iu referuat deklaratave tuaja Bill Gates dhe faktit që ai kishte paralajmëruar një pandemi. Çfarë mendoni për themeluesin e Microsoft?

“Bill Gates, në Prill 2018, kishte parashikuar pandeminë aktuale, duke deklaruar se në të ardhmen do të kërcënohemi nga një patogjen i panjohur dhe se, duke pasur parasysh ato që janë vërejtur në lidhje me gripin e derrit dhe Ebola, ishte e nevojshme të përgatiteshim për t’u marrë me me një mundësi të tillë.

Linja e tij është të nënvizojë përgatitjen e nevojshme, përgatitjen për luftën kundër fenomeneve të tilla, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë udhëheqje të fortë në nivelin politik dhe administrativ, mungesa e së cilës ka ndodhur në shumë raste gjatë pandemisë aktuale”.

Ky mutacion (britanik) ka të bëjë me mutacionin D614G në Italinë veriore?

“Që në muajt e parë të pandemisë, shkencëtarët kanë vënë re mutacione në virusin SARS-CoV-2 që janë zbuluar tek njerëzit me COVID-19. Mutacioni D614G u përhap me shpejtësi dhe u gjet në pothuajse të gjitha llojet e virusit pandemik. Varianti britanik përmban rreth 20 mutacione dhe përkundrazi ndikon në pjesën N501Y të proteinës pikore”.

Cilat janë shtetet që e kanë menaxhuar më mire pandeminë?

“Padyshim, vendet aziatike ishin më të efektshmet në kontrollimin e pandemisë. Ajo që i ndihmoi ata ishte përvoja relativisht e fundit e pandemive të tjera të frymëmarrjes, të tilla si SARS dhe MERS, të cilat i lejuan ata të përgjigjeshin menjëherë dhe në mënyrë adekuate brenda pandemisë COVID-19.

Përveç kësaj, vende të tilla si Koreja e Jugut kanë qenë gjithashtu në gjendje të përdorin teknologjinë për të mbështetur me të vërtetë mbikëqyrjen epidemiologjike dhe zbulimin e kontakteve.

Së fundmi, është e qartë se ka ndryshime kulturore që nuk mund t’i kapërcejmë dhe t’i mbulojmë. Zelanda e Re dhe Australia gjithashtu kanë pasur rezultate të shkëlqyera”.

Share.