fbpx

Befason Biden: Nëse Trump nuk largohet nga Shtëpia e Bardhë, e nxjerr ushtria

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Kandidati demokrat për president të SHBA, Joe Biden tha të enjten se është i shqetësuar pasi sipas tij, Presidenti Donald Trump do të përpiqet të “vjedhë” zgjedhjet e nëntorit, por është i sigurt se ushtarët do ta nxjerrin atë nga Shtëpia e Bardhë nëse ai humbet dhe refuzon të pranojë rezultatin.

“Jam shumë i shqetësua, presidenti do të përpiqet të vjedh zgjedhjet,” tha Biden.

Ai nuk saktësoi se si republikani Trump mund të vjedhë në zgjedhje. Por ish-zv/Presidenti nën Obaman kujtoi se Trump kundërshton me forcë votimin e korrespodencës dhe njoftoi se demokratët do të kenë avokatë në qendrat e votimit për të parandaluar republikanët që të manipulojnë votat.

Trump ka kritikuar votimin e korrespondencës në disa raste, duke pretenduar, por pa asnjë provë, se një pjesë më e lartë e fletëvotimeve do të çonte në vjedhje të votave masive në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Biden tha se komentet e ish-komandantëve ushtarakë, të cilët kritikuan reagimin e Trump në protesta kundër brutalitetit të policisë, e bindën atë që ushtria amerikane do të ndërhynte nëse Trump nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve.

“Jam plotësisht i bindur që ai do të nxirret nga Shtëpia e Bardhë,” tha Biden.

Biden më parë ka paralajmëruar publikisht që Trump mund të mashtrojë në zgjedhje. Por retorika e tij është mprehur në muajt e fundit, në një kohë kur sondazhet tregojnë avantazh ndaj presidentit dhe kur Trump është gjithnjë e më shumë kundër votimit të korrespodencës.

Trump dhe republikanët besojnë se me korrespodencën mund të abuzohet dhe se favorizon demokratët, megjithëse kjo mohohet nga studime të shumta të pavarura. /tesheshi.com/

Tash esht Koha
Share.