fbpx

Befason Austria, Ja cili është Vendimi i Fundit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelari austriak, Sebastian Kurz  nuk do të lejojë që vendi të pranojë refugjatë nga kampi Moria, në ishullin grek të Lesbos. Në një mesazh të postuar në Facebook, Kurz theksoi se nuk mund ta pranonte sistemin e vitit 2015, kur filloi kriza e emigrantëve, e cila ishte e padenjë për njerëzimin.

Ai njoftoi se Austria do t’i ndihmojë refugjatët duke i siguruar furnizime ushqimore.

“Nuk ka të bëjë vetëm me Morian, por edhe me vende të tjera në botë, të cilat nuk janë në fokusin e interesit publik”, tha kancelari austriak.

Ai vuri në dukje se do të mbështeste një qasje të unifikuar në nivelin e Bashkimit Europian.

“Ajo që nuk na duhet është një politikë simbolike”, nënvizoi Kurz, duke aluduar në nismën gjermano-franceze për të pranuar fëmijë dhe të rinj nga kampi Moria.

Në mesazhin e tij, politikani austriak mohoi faktin se vendi i tij nuk po bënte asgjë për refugjatët. Ai kujtoi se Austria priti 3,700 fëmijë këtë vit. s.ba/abcnews.al

Share.