fbpx

BE-ja nënshkruan marrëveshje me AstraZeneca për 400 milionë doza antiCOVID-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqiptari nga Shkupi, Sabri Demiri është emëruar sot në postin e këshilltarit kryesor të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

BE ka nënshkruar një marrëveshje për furnizimin me deri në 400 milionë doza të një vaksine të mundshme antiCOVID-19 nga gjiganti farmaceutik britanik “AstraZeneca”, njoftoi sot Komisioni Europian.

“Marrëveshja e sotme është gurthemeli i parë në zbatimin e strategjisë së KE-së për vaksinat”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në një deklaratë për shtyp.

“Kjo strategji do të na lejojë të sigurojmë vaksina të ardhshme për europianët, si edhe partnerët tanë kudo tjetër në botë”, vazhdoi ajo.

Nëse vaksina zbulohet të jetë e sigurt dhe efikase, ajo mund të blihet për të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së dhe të shpërndahet sipas popullsisë dhe nevojës.

Gjithashtu, u konsideruan të mundshme edhe donacionet për vendet me të ardhura më të ulëta .

Share.