fbpx

BE-ja me Propozim të ri për Kufijtë… Ja çfarë pritet të Vendoset…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni i BE-së njoftoi propozimin e tij në lidhje me përputhjen e masave që për shkak të pandemisë kufizojnë lëvizjen e lirë të vendeve anëtare, Komisioni i Bashkimit Evropian (BE).

Ka propozuar një rregullore që lëvizja e lirë të vazhdojë pa ndërprerje me kritere të përbashkëta mes vendeve anëtare në kuadrin e masavave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i BE-së njoftoi propozimin e tij në lidhje me përputhjen e masave që për shkak të pandemisë kufizojnë lëvizjen e lirë të vendeve anëtare.

Sipas kësaj, vendet e BE-së vendimet për kufizimet e lëvizjeve do t’i japin me kriteret e përbashkëta të përcaktuara.

Vendet anëtare do të paraqesin në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëm undjeve (ECDC) të dhëna javore për numrin e rasteve të reja me COVID-19, numrin e testeve në rajon dhe numrin e rasteve pozitive.

Kriteret e përbashkëta do të hartëzohen duke përdorur kodin e ngjyrave në rang të Evropës

Kriteret e përbashkëta që përcaktohen do të hartëzohen duke përdorur një kod me ngjyra në gjithë Evropën. Zonat në hartën që do të përditësohet në mënyrë të përjavshme do të ndahen sipas të dhënave të pandemisë në jeshile, portokalli, të kuqe dhe gri.

Zonat ku CO VID-19 është me normë shumë të ulët do të përcaktohen me jeshile. Në këto zona udhëtimet do të kryhen lirisht. Ndërkaq, në zonat portokalli ku pandemia është pak më e përhapur, për udhëtimet do të rekomandohet testi i COVI D-19 dhe plotësimi i një formulari me të dhënat personale.

Ndërkohë, nuk do të zbatohet kufizim udhëtimi për rajonet të cilat në 14 ditët e fundit kanë nën 50 në 100 mijë banorë gjithsej numrin e rasteve të reja me COVID-19 dhe më pak se 3 për qind normën e testeve pozitive me COVID-19.

Masat për udhëtarët që vijnë nga zonat me rrezik të lartë do të zbatohen nën një kuadër të përbashkët. Udhëtimet nga vendet me ngjyrë të kuqe dhe zonat gri për të cilat nuk ka të dhëna të mjaftueshme do të mund të realizohen me testime ose me karantinë 14-ditore.

Për çdo kufizim do të informohet në kohë dhe ai do të jetë i hapur për publikun. Në mënyrë që propozimi në fjalë të hyjë në fuqi, duhet që të miratohet nga vendet anëtare të B E-së.

Share.