fbpx

BDI: Vendimi për shtyrje të regjistrimit është i duhur dhe i drejtë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit për shtyrje të regjistrimit.

Nga kjo parti thonë se propozimi për shtyrje të regjistrimit ndihmon procesin dhe jep mundësi shtesë për t’u regjistruar të gjithë mërgimtarët. Gjithashtu sipas BDI-së, vendimi për shtyrje të regjistrimit është i duhur dhe i drejtë.

“Duke patur parasysh bojkotin e opozitës, kontestimin e procesit nga ana e tyre, bllokadën në Kuvend, nisjen e vaksinimit dhe imunizimit, si dhe shëndetin publik, shtyrja e regjistrimit rezident nga muaji prill në muajin shtator të këtij viti paraqet vendim të duhur dhe të drejtë. Reagimet kontradiktore të opozitës shqiptare flasin për mungesën e konsistencës dhe sinqeritetit të tyre ndaj qytetarëve. Opozita shqiptare (ASH-AA) po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mërgimtarëve në tentativë të përfitimeve të vogla të politikës ditore”.

Share.