DJALI I DËSHMORIT KUNDËR TRANSFORMIMIT TË BDI-SË: GJAKU S’BËHET UJË, FAMILJET E DËSHMORËVE ENDE NË ZI
Avni Rufati është njëri nga aktivistët e BDI-së nga Tetova, që nuk pajtohet me transformimin e partisë, nga një parti idealiste në parti të gjelbërt.
Rufati i cili humbi babain gjatë luftës së 2001-shit thotë se një parti që fillimet e saja i ka me luftë e me gjak, nuk mund të përfundojë me “barë”.
Sipas tij, ata që dhanë më të dashurit e tyre janë ende në zi, njofton News33.
Reagimi i plotë i Rufatit:
Është filluar me ideale dhe gjak dëshmorësh, nuk mund të përfundoj me “ barë” 🌿❗️
#Ata që dhanë më të dashurit e tyre janë ende në zi, si mund te jemi ne në feste jeshile ?!
#Gjaku s’behet uje, edhe me u bo nuk pihet !