fbpx

BDI i gëzohet shtyrjes së regjistrimit – shkaku i rritjes së numrit të shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, pas takimit të dy partive më të mëdha maqedonase në vend, LSDM dhe VMRO-DPMNE, u dakordua që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për në muajin shtator. Pas këtij vendimi dhe miratimi të dakorduar mes dy subjekteve maqedonase, mbështetje të pazëshme ka dhënë edhe partia shqiptare në pushtet, partneri i koalicionit qeveritar, Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas informatave nga zyrtarët e afërt me BDI, marrim vesh se shkak për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë ka qenë rritja e numrit të përgjithshme të shqiitarëve në Maqedoninë e Veriut. Partia e cila më së shumti u gëzua për shtyrjen e regjistrimit – shkaku i rritjes së numrit të shqiptarëve, është partia qeveritare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit. Ditëve të fundit, inisistimi i Ali Ahmetit me parnerët maqedonas LSDM-VMRO, ka qenë parandalimi i rritjes së numrit të shqiptarëve në vend.

Share.