15:36 | 18 Tetor 2019

15:36 | 18 Tetor 2019
Bayern Munich ka zbuluar planet për të ardhmen e Javi Martinez.
Sipas raportimeve të ‘TZ’, skuadra bavareze nuk do të heq dorë nga shërbimet e Javi Martinez, transmeton lajmi.net.
Spanjolli ishte lidhur me një rikthim të mundshëm tek Athletic Bilbao gjatë verës dhe e ardhmja e tij është akoma ‘në ajër’.
Bayern po planifikon ta mbaj lojtarin edhe më gjatë në “Allianz Arena’, përkundër faktit se lojtari është paraqitur në vetëm tri ndeshje të Bundesliga këtë sezon.
Niko Kovac duket se edhe pse nuk po e përdor, ka nevojë për lojtarin spanjoll i cili tashmë ka shumë përvojë. /Lajmi.net/