18:26 | 10/24/2019

Barcelona është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Kampionët e La Ligas janë seriozisht të interesuar për të forcuar repartin e mbrojtjes, me Samuel Umtitin që vazhdon të vuajë nga lëndimet e shpeshta dhe Gerard Pique që ka filluar të mbërrijë moshën e shtyrë.
‘Don Balon’ raporton se katalanët po shikojnë për transferimin e Dayot Upamecano, përcjell lajmi.net.
Upamecano, 20 vjeçar, skuadrës së RB Leipzig i është bashkuar që nga viti 2017, dhe në 59 paraqitje ka shënuar 3 gola.
Për 20 vjeçarin francez, interesim ka shprehur edhe Milan./Lajmi.net/