17:19 | 23 Tetor 2019

17:19 | 23 Tetor 2019
Barcelona urgjentisht duhet të fitojë një titull të Ligës së Kampionëve nëse dëshiron të luajë në kupën e parë historike të Botërorit të Klubeve që do të miratohet ditën e enjte nga FIFA.
Sipas rregullores së re, skuadrat evropiane që duan të jenë pjesë e kësaj gare që do të mbahet çdo katër vite, duhet të fitojnë titull kontinental, që për evropianët janë Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.
Real Madrid dhe Atletico Madrid tashmë kanë siguruar kualifimimin, pasi kanë tituj të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës së fituar së fundi.
Barcelona mundësinë e parë për t’u kualifikuar në këtë garë, mund ta ketë përmes dy vendeve të rezervuara nga FIFA për skuadrat e mëdha që nuk sigurojnë kualifikimin, por kjo ide fillimisht është hedhur poshtë, dhe duhet pritur për aprovimin e saj.
Botërori i Klubeve me këtë format do të fillojë më 17 qershor të vitit 2021, dhe do të zgjasë deri më 4 korrik./Lajmi.net/