Barca duhet thyer bankën nëse do shërbimet e Fabian Ruiz – Napoli cakton çmimin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

16:31 | 26 Tetor 2019

Fabian Ruiz është dëshira e madhe e Barcelonës.

Barcelona ka filluar monitorimin e situatës së Fabian Ruiz, me Real Madrid që rivalizon skuadrën katalane.

Mesfushori që dikur luante me Betis, shënoi progres të madh në lojën e tij që nga kalimi tek Napoli, duke tërhequr kështu vëmendjen e dy gjigantëve të La Liga.

Lidhur me interesimin e Barcelonës dhe Real Madrid për lojtarin ka folur edhe presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se presidenti i Napoli ka thënë se është i gatshëm që të nis negociatat për shitjen e lojtarit, për një shifër prej 180 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Kjo shifër është shumë e majme dhe vështirë e arritshme, sidomos për Barcelonën, e cila viteve të fundit ka shpenzuar mjaft shumë.

Mbetet të shihet nëse negociatat do të hapen, pas kërkesave të mëdha të De Laurentiis. /Lajmi.net/

Share.