fbpx

B.D.I: Nëse hyjmë në qeveri, vetëm Artan Grubi është ministër i sigurt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Burime partiake nga B.D.I demantojnë informacionet e përhapura nëpër mediume të ndryshme, lidhur me emrat e kuadrove partiake që do të bartin poste ministrore. Sipas tyre, nëse B.D.I bëhet pjesë e qeverisë, i vetmi kuadër i sigurt që do të marrë post ministror për momentin është sekretari organizativ, Artan Grubi.

“Nëse bëhemi pjesë e qeverisë, për momentin mund të ju themi se vetëm Artan Grubi është i sigurt që do të marrë post ministror. Të tjerët do të diskutohen pas marrëveshjes eventuale për koalicion qeveritar, varësisht nga postet që do të marrim”, thonë në B.D.I.

Në B.D.I janë paraqitur disa pakënaqësi të heshtura se pse negociatat me LSDM-në nuk i zhvillon Izet Mexhiti, por Artan Grubi. Mirëpo burimet tona thonë se Grubi mbetet njeriu më i besueshëm i Ahmetit dhe si i tillë, vendin ministror e ka pasur të rezervuar që para zgjedhjeve.

“Grubi do të udhëheqë Ministrinë për sistem politik, me gjasa të vogla të jetë Ministër i Punëve të Jashtme. Shumë njerëzve në parti nuk po u vjen mirë që Artan Grubi sërish është njeriu kryesor në parti, por kush u ka faj atyre që besuan se Ali Ahmeti vërtetë do ta largojë pas zgjedhjeve. Dorën në zemër, pa aftësitë ”, thonë këto burime.

Share.