Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar vazhdimin me sukses të stërvitjes “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”.




Stërvitja “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”, e cila realizohet çdo vit në mënyrë të planifikuar, vazhdon me pjesëmarrjen e Turqisë dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Stërvitja zhvillohet në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe do të zgjasë deri në datën 10 sht ator 2020 dhe ka për qëllim zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet Komandës së Forcave Paqeruajtëse Turke në Qipro dhe Komandës së Forcave të Sigurisë së Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), vijon komunikata.