fbpx

AUSTRI/ Ky është Halli që i ka gjetur Kompanitë… Ja çfarë po ndodh…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kriza e koronës ka bërë një kthesë të vërtetë edhe në tregun austriak të punës. „Tremujori i dytë ishte veçanërisht sfidues“, thotë Harald Mahrer, Presidenti i Odës Ekonomike të Austrisë (WKO), shkruan kurier.at, përcjell Albinfo Austria.

Aktualisht janë 410.000 të papunë në Austri, ndërkohë numri i të papunëve pritet të shkojë deri në 490.000 gjatë ditëve të ardhshme. 400.00 punëtorë të tjerë janë me orar të shkurtuar.

Vendpunimet më të prekura nga kriza e koronës janë: hotelet dhe restorantet, transporti, kujdesi shëndetësor, ndërtimtaria dhe vendpunimet që merren me art.

„Pavarësisht rritjes së papunësisë, shumë kompani nuk janë në gjendje të gjejnë punëtorë“, shpjegon Mahrer. Njerëzit që janë në kërkim të punës, shpeshherë nuk janë aty ku janë vendet e lira të punës.

Vetëm në industrinë e IT-së ka 20.000 vende të lira të punës, 2.500 në kujdes shëndetësor dhe infermieri. Po ashtu në kërkim të plotësimit të vendeve të lira janë edhe zanatet. Vetëm si instalues janë 1.300 vende te reja te punës, transmeton Albinfo Austria.

Në mënyrë që papunësia të mos këtë ngufatje, WKO kërkon masa të reja nga qeveria, partnerët socialë dhe Entit të Punës (AMS). „Në radhë të parë duhet të janë kualifikimet profesionale“, thotë sekretari i WKO-së, Karlheinz Kopf.

Kriza e koronës ka dhënë një shtytje drejt profesioneve të dixhitalizimit dhe trajnimeve të ndryshme.

Share.