Atletico Madridit nuk i ndahen barazimet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

21:19 | 29 Tetor 2019

Atletico Madrid ka dështuar të marrë sërish një fitore në La Liga, duke barazuar për të katërtën herë në pesë ndeshjet e fundit.

Skuadra e Diego Simeone ka luajtur barazim 1:1 me Alaves në udhëtim në sfidën e xhiros së 11-të të La Ligas.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundojë pa gola, 0-0.

Zhbollokimi i ndeshjes ndodhi në minutën e 70’, kur zëvendësuesi Alvaro Morata shënoi për 0-1.

Këtë epërsi Atletico Madrid nuk arriti ta ruante deri në përfundim të 90 minutave, pasi në minutën e 83’ Lucas Perez barazoi rezultatin në 1:1.

Më këtë barazim, Atletico Madrid numëron 20 pikë dhe renditet në vendin e dytë në La Liga./Lajmi.net/

Share.