Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës dorëzon kallëzim penal kundër drejtorit të OJQ-ve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

16:54 | 29 Tetor 2019

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës po pretendon se, drejtori i Ministrisë së Administratës ka bërë disa shkelje.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka bërë kallëzim penal kundër drejtorit te OJQ-ve, Bajram Kosumit dhe një grupi tjetër, duke pretenduar në një serë veprash penale.

Bajrami po akuzohet nga AAK-ja për falsifikim, mashtrim dhe shkaktim demi me mbi 300000 euro. Po ashtu, edhe legalizim të përmbajtjes se rreme dhe falsifikim i listave të ngjashme me veteranët e luftës.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/

Share.