Në këngën e publikuar në bashkëpunim me One T dhe Anestezion, “Gang Shit”, Stresi përmend disa herë Policinë e Shtetit në vargjet e këngës.
Edhe pse ka disa ditë në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga policia pas protestave për 25-vjeçarin e vrarë nga policia, reperin Stresi nuk e ndalon asgjë në projektet e tij muzikore.




Herë pas here, Stresi ka sulmuar virtualisht policinë, ku i ka bërë të qartë se ata nuk do mund ta kapin dot kurrë, ndërsa me anë të postimeve në Instagram ka lajmëruar fansat se ndodhet në Britani.
Së fundmi, Stresi sërish i ka sulmuar, por këtë herë me muzikë. Në këngën e publikuar në bashkëpunim me One T dhe Anestezion, “Gang Shit”, Stresi përmend disa herë Policinë e Shtetit në vargjet e këngës, ku ndër të tjera thotë “vijmë ju zhdukim prej hartës” dhe “të fala stacionit me daj e halla!”Shty,pe rek.lam.en dhe vazh.do lajmin eplot



