fbpx

ASH-AAA do ta dërgojë Ligjin për shtetësi me flamur evropian, ka kundërshtime

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji për shtetësi assesi të arrijë deri në miratim. Pas ndërprerjes së debatit për amendamentet, Komisioni amë më nuk është thirrur. Atë po e mban peng fjalimi i gjatë i deputetit të “Së majtës”, Dimitar Apasiev, i cili pohon se nuk e ka ndërmend të ndalojë. Për këtë, koalicioni Aleanca-Alternativa paralajmëron formë për të dalë nga kjo bllokadë. Nëse edhe javën nuk vazhdon debati për amendamentet në komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, atëherë ligjin do të tentojnë ta kalojnë me flamur evropian.

“Ky ligj ka të bëjë edhe me realizimin e të drejtave elementare të njeriut, ka të bëjë edhe me Konventën ndërkombëtare sepse në bazë të kësaj konvente nuk duhet të ketë njëri pa shtetësi, në mos tjetër normalisht do të kërkojmë që të shkojë procedura përmes Komisionit evropian, ku nuk mund të bllokohet sepse debati mund të zgjatë vetëm dy ditë dhe pas dy dite ligji shkon në seancë plenare”, deklaroi Snopçe.Sipas kryetarit i “Së Majtës”, Dimitar Apasiev, ligji nuk mund të kalojë me flamur evropian. Nëse ka një iniciativë të tillë, sipas tij, duhet të hidhet poshtë, sepse është vepër penale.

“Ligji nuk mund të shkojë me flamur evropian, sepse nuk ekziston rregullativë evropiane me të cilën do të ishte miratuar dhe se është në kundërshtim me Konventën evropiane për shtetësi. Nëse provojnë ashtu, kryetari i Kuvendit Xhaferi duhet ta hedhë poshtë, në të kundërtën kryen vepër penale dhe për këtë do të përgjigjet”, tha Apasiev.

VMRO-DPMNE-ja ka kritikat e saj mbi propozim ligjin, ndërsa paraprakisht pat kërkuar edhe debat publik, i cili nuk u pranua. Shumica, përfshirë këtu LSDM-në, BDI-në dhe Besën janë shprehur pro ndryshimeve të propozuar, ndërsa në seanca e mëparshme kërkonin konstruktivitet nga opozitarët, që të mos e zvarrisin komisionin me kërkesa dhe procedurale të vazhdueshme.

Share.