fbpx

ASH-AA e detyron Zaevin dhe Mickovskin të takohen ,,kokë më kokë” kurse Ahmeti dhe Bilalli  janë ,,zhdukur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

ASH-AA e detyron Zaevin dhe Mickovskin të takohen ,,kokë më kokë” kurse Ahmeti dhe Bilalli  janë ,,zhdukur”

Propozim ligji për shtetësi i opozitës Shqiptare është bërë ,,mollë sherri” për pushtetin dhe opozitën maqedonase. Kuvendi i bllokuar,shteti po shkon një krize të vërtet politike dhe asesi të gjindet zgjidhje për këmbngulsinë e opozitës shqiptare.

Kryeministri Zaev,i nxënë ngushtë ka kërkuar ndihmë tek kundërshtari i tijë politik Mickovski në kërkim të një zgjidhje për debllokim të Kuvendit.
Tentimi për të bërë presion ndaj Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës nuk ka dhënë rezultat,prandaj Zaevi ka kërkuar takim ,,kokë më kokë” më Mickovskin.

Shqiptarët në tridhjetë vitet e pluralizmit politik asnjëher nuk kanë pasur një opozitë kaq të fortë dhe potente e cila është bërë faktori kryesorë duke fut nën hije edhe partit shqiptare në pushtet si BDI dhe Besa.

Kryeminstri Zaev ka deklaruar se do të takohet me opozitën shqiptare në tentim për të gjetur zgjidhje për krizën e shkaktuar si pasojë e bllokimit të ligjit për shtetësi të propozuar nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Është dashur një propozim ligjë i shoqëruar me këmbëngulsin e Ziadin Selës dhe Afrim Gashit që të bien maskat e partive maqedonase,ata sot dëshmuan se problemi nuk është ligji por se ata që nuk kanë shtetësi janë shqiptarë dhe kjo ka qenë pika që i ka bashkuar kundërshtarët politik Zoran Zaev dhe  H.Mickovski.

Shqiptarët sot,me të drejtë krenohen dhe mbështesin fuqishëm politikat e opozitës shqiptare,kurse Ali Ahmeti dhe Bilal Kasami si dy Kryetar ttë partive participiente në Qeverinë e Zaevit nuk duken askundë,kjo situatë e krijuar i ka heshtur që të dy,janë zhdukur nga opinioni,e kjo dëshmon se ata s’kan asnjë kauzë politike e kombëtare por se gjithçka që ju interson janë interesat klanore dhe partiake, por ama duket qartë se populli tani më duket se e ka gjetë përfaqsimin dhe idealin e tijë tek Kolaicioni Aleanca dhe Alternativa..

Share.