21:52 | 30 Tetor 2019

21:52 | 30 Tetor 2019
James Milner ka thënë se anësori i Crystal Palace, Wilfried Zaha, është lojtari më i vështirë me të cilin është përballur.
Mesfushori i anglez jo pak herë është inkuadruar në vijën e fundit te Liverpool nga trajneri Jurgen Klopp, dhe kjo ka bërë që të ketë duele me Zaha.
Këto duele duket i kanë mbetur në mendje Milner, i cili edhe pse ka lujtur kundër Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, zgjedh Zahan si kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur.
“Jam nxjerrë jashtë me të kuq dy herë për ndërhyrje ndaj tij”, ka deklaruar Milner, teksa shpjegonte arsyet pse Zaha është kundërshtari më i vështirë për të.
“Ai është i talentuar. I paparashikueshëm”./Lajmi.net/