fbpx

Artan Grubi takimet në Prishtinë i ka bërë pa dijenin e Ali Ahmetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Javën e kaluar, zv. kryeministri i parë i qeverisë, Artan Grubi, ka zhvilluar takime me krerët e partive politike të Kosovës, pa kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Qëndrimi i Grubit pa lejen e kryetarit Ahmeti dhe pa dijeninë e tij, siç duket është tregues i mjaftueshëm se vendin e Ali Ahmetit në parti do ta zë zëdhënësi i tij, aktualisht zv.kryeministëri i qeverisë, Artan Grubi.
Sipas informatave jozyrtare, gjatë këtij muaji pritet që brenda Bashkimit Demokratik për Integrim të ketë ndryshime kadrovike, ku vendin e Ali Ahmetit pritet t’a zë zv. kryeministri i parë, Artan Grubi. Nëse kjo gjë do të ndodhë, atëherë gjasat reale janë që BDI të përçahet në dysh: krahu i Musa Xhaferit dhe krahu i Artan Grubit, ky i fundit i përkrahur nga kryetari aktual, Ali Ahmeti.

Share.