fbpx

Artan Grubi mobilizon komunitetin serb në Maqedoni – kërkon që me çdo kusht serbët të jenë mbi 5% në vend

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi edhe sot ka vazhduar takimet me përfaqësues të shoqërisë civile, këtë rradhë nga komuniteti serb në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i takimit ka qenë informimi nga afër në lidhje me procesin e regjistrimit dhe se personalitete me ndikim të bëjnë fushatë në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e këtij komuniteti që të regjistrohen si obligim e njëherit shfrytëzimi i të drejtave të komuniteteve të cilat burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse në këtë mënyrë vendi do të ketë pasqyrë më të saktë të të dhënave mbi popullësinë.
Grubi në takim theksoi se shoqëria do të jetë e barabartë kur të gjithë të angazhohemi për të drejtat e njëri tjetrit dhe se si ministri të cilën e drejton ai do të qëndrojnë hapur për bashkëpunim me të gjitha komunitetet.
Bashkëbiseduesit folën rreth mënyrave dhe formave mobilizuese për të nxitur qytetarët që të regjistrohen në mërgatë dhe në vend.

Share.