fbpx

Artan Grubi bashkë me “Tigrat” kundër UÇK-së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në shënimin e 40-të vjetorit të themelimit të njësitit special “Tigrat”, qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka organizuar ceremoni shtetërore në nder të këtij njësiti special sllavo-maqedonas.
Përveç kryeministrit të vendit, Zoran Zaev dhe Ministritë të Brendshëm, Oliver Spasovski, i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe zv.kryeministri shqiptar nga BDI, Artan Grubi, i cili në shenjë respekti dhe dëmeve anti-shqiptare, ka falënderuar “Tigrat” që kanë luftuar kundër UÇK-së dhe shfarosjes së shqiptarëve, që nga demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë. Njësiti “Tigrat” e themeluar në vitet 80-ta të shekullit XX, njihet edhe si organizata më famëkeqe në luftën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2001, e cila mbanë vulën e shumë aksioneve dhe masakrave anti-shqiptare në vend, si p.sh. Masakra e Lubotenit, masakra në f. Sllupçan të Likovës, ku u vranë 11 anëtarë nga familja Ebibi, masakrat anti-shqiptare në fshatrat shqiptare Radush dhe Haraçinë të Shkupit, aksionet anti-shqiptare në Karadak e në Kalanë e Tetovës, aksioni famëkeq i “Brodecit” në vitin 2007, aksioni i 9 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë, dhe shumë aksione tjera anti-shqiptare.
Fatkeqësisht, sot ata që luftuan në emër të UÇK-së, e që dolën edhe si organizatë politike nga UÇK-ja, funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, i nderuan “Tigrat” kundër kauzës shqiptare të mbrojtur me gjak “UÇK”.
Ndryshe, sot në këtë njësit nuk është i inkuadruar asnjë shqiptar, dmth. përfaqësimi i shqiptarëve është zero në nivel institucional shtetëror.

Share.