fbpx

Arrestohen katër persona në Tetovë, posedonin marijuanë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë rreth orës 22 e 15 minuta, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria: L.R. (34), E.R. (29), F.S. (38) dhe M.S. (28) të gjithë nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer, tek ata është gjetur marijuanë.

Katër banorët e Tetovës janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të pasojë parashtresë adekuate.

Share.