fbpx

Arjanit Hoxha i vjedh paratë e bujqve të Hataçinës dhe Hasanbegut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë Zaev nuk kanë të ndalur. Pas skandaleve korruptimit, ministri i kryeministrit Zaev, Arjanit Hoxha, ministër i Buqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave ka vazhduar me skandale të radhës, duke anashkaluar subvencionet për bujqit shqiptarë, konkretisht për bujqit nga Haraçina dhe Hasanbegu i Shkupit.
Ngjashëm me këtë veprim të tij, gjithashtu flitet edhe për qasjen selektive, që vazhdon të ketë ministri shqiptar me bllokimin e subvencioneve për zonat shqiptare, me përjashtim të zonës së Prespës. Çuditërisht, ky ministër prespan, subvencione u jep vetëm bujqve të kësaj ane. Kjo tregon qartë se prespani Arjanit Hoxha është ministër me mendësi provinciale dhe më shumë e do Strumicën e Zaevit sesa Shkupin shqiptar.
Pas gjithë këtij bllokimi për subvencionet e bujqve të Hasanbegut dhe Haraçinës, ministri Hoxha si duket i ka prishur raportet miqësore edhe me deputetin e LSDM-së, Bastri Bajrami, nga Haraçina.

Share.