fbpx

Arbana Xhara – Neve Turqit na bonen Musliman se sjena kon xhamia sduhet te ndertohet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Thonë se në Kuran nuk shkruan se myslimanja duhet të mbulohet. Ku shkruan atëherë? Tek ndonjë udhëzim i ndonjë dijetari islam të shekullit 11, 12, 13? E ka vizatuar ai bash kështu siç mbulohen tash? Se për niqabin e morrëm vesh se është trashëgimi që e ka lënë Sulltan Abdylhamiti. Një gjë e kemi të qartë gjithë: këto forma kokëmbulimi deri para e deri vonë pas pavarësimit të Kosovës nuk kanë qenë. Gjyshet i hidhnin mbi kokë, por nuk mbulonin tërë fytyrën. Kush i solli? Kush tha se kështu duhet të mbulohen myslimanet? Pra dikush e bëri agjendë. Në gjithë këtë debat më së shumti me shqetëson primitiviteti i disave që prangimin e gruas duan ta na shesin si liri veshjeje edhe pse ajo diktohet nga dikush. Fye.r.je e rëndë inteligjence. Nga kush pra u urdhërua ky akt mizogjin e maskinist i radhës?

Share.