12:38 | 29 Tetor 2019

12:38 | 29 Tetor 2019
Apple ka lansuar kufjet e shumëpritura të AirPods Pro që bëjnë eliminimin e zhurmës dhe funksionalitetin gjithëpërfshirës të tingullit.
Përdoruesit mund të zgjedhin nga tre madhësi të ndryshme për një përshtatje më të personalizuar. Pajisja është aq fleksibile, sa që përputhet me konturet e secilit vesh individual, transmeton lajmi.net.
AirPods Pro mund të porositen në faqen e internetit të gjigantit të teknologjisë për 249 dollarë – gati 60 dollarë më shumë se paraardhësi i tij.
AirPods Pro janë në dispozicion për t’u porositur në uebsajt të Apple-it dhe aplikacionin Apple Store duke filluar nga sot. /Lajmi.net/