Apple ka nxjerrë kompjuterin më çmim 50 mijë dollarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

23:23 | 10 Dhjetor 2019

 Kompjuteri Mac Pro i bërë nga Apple, ka nxjerr në shitje kompjuterin më të shtrenjtë që ka bërë ndonjëherë, dhe kompjuterin më të fuqishëm deri më tani.

Konsumatorët në SHBA munden tani ta porosisin kompjuterin më të fuqishëm dhe më të shtrenjtë, që kjo kompani ka nxjerrë ndonjëherë.

Kompjuteri së bashku me të gjitha opsionet kushton gjithsej 52 mijë dollarë. Kjo përfshinë RAM memorien me 25 mijë dollarë. Kjo do të thotë se të gjitha pjesët e këtij kompjuteri duhet të blehen ndaras, raporton “The Indepedent”, transmeton lajmi.net.

Versioni plotësisht i specifikuar, 50 mijë dollarë i këtij kompjuteri përfshinë procesor intel me 28 bërthama, 2.5GHZ, 1.5TB RAM, dy kartela grafike, 4TB hapësirë ruajtje SSD.

Në videon më poshtë mund ta shihni prezantimin e këtij kompjuteri ekstra të fuqishëm. /Lajmi.net/

[embedded content]

Share.