fbpx

Anketat e institucioneve relevante nxjerrin fitues koalicionin Alternativa – Aleanca për Shqiptarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reformat e filluara muaj më parë nga partia e Afrim Gashit “Alternativa”, ka filluar të jep rezultate të suksesshme në terren, në shtrirjen strukturore të kësaj partie nga komuna e Likovës deri në Strugë.
Informatat jozyrtare brenda Alternativës thonë se kjo parti, tashmë ka filluar të fuqizohet strukturalisht edhe në zonat 5 dhe 6 zgjedhore, duke aderuar figura të reja me ndikim brenda këtyre zonave.
Sipas të njëjtit burim marrim vesh se deri më tani kjo parti ka rifreskuar strukturat e saja në degën e Likovës, Gostivarit dhe Strugës, ndërsa së shpejti pritet të përfundojnë reformat edhe nëpër degë tjera të kësaj partie.
Bashkë me reformat strukturore brendapartiake, ditë më parë kryetari i partisë, Afrim Gashi, nëpërmjet rrjetit social facebook, kishte lajmëruar se ata kanë filluar edhe me anëtarësimet e reja brenda partisë.
Ndryshe, edhe anketat e fundit relevante në vend, kanë nxjerr Alternativën si parti shqiptare që po ka rritje të fuqishme në terren, ku si argument për këtë, anketa SIA VISTA koalicionin Alternativa – Aleanca për Shqiptarët e nxorri si parti fituese tek shqiptarët, duke lënë pas BDI-në me afërsisht 2% diferencë.

Share.