fbpx

Anketa e Institutit “IPIS”: Kolacioni ASH&AAA – fitues i zgjedhjeve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në emisionin “Objektiv” në Televizionin Shtetëror, të enjten do të publikohet një anketë e re, e realizuar nga Insituti IPIS.
Sipas kësaj ankete, dallimi mes BDI-së dhe koalicionit ASH-AAA ëhstë vetëm 0.4 për qind, që është në margjinat e gabueshmërisë.
Anketa tregon se BDI ka përkrahje 4.8 për qind, kurse koalicioni ASH-AAA, 4.4 për qind, PDSH me 0.8 për qind. Kjo është anketa e parë e realizuar pas arritjes së koalicioneve.
Te spektri politik maqedonas, anketa tregon përparësi të VMRO-DPMNE-së ndaj koalicionit LSDM-Besa.
Instituti ka bë hulumtim edhe të rejtingut të liderëve politikë, ku prin kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kurse afër tij është kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Te liderët shqiptarë Ali Ahmeti ka rejting 5.3, Zijadin Sela 3.2, Afrim Gashi 1.3, Bilall Kasami 1.1, Menduh Thaçi 0.5 për qind.
Duhet pasur parasysh se në anketat që realizojnë institutet maqedonase dhe ato me seli në Beograd, BDI tradicionalisht figuron më mirë, kurse te ato që realizojnë institute në Kosovë, BDI është e dyta.

Share.