fbpx

Anije dhe avionë, Greqia nis ar.mat.imin masiv pas krizës me Turqinë…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria greke ka njoftuar një program masiv armatimi pas krizës me Turqinë në Egjeun Lindor. Siç njoftojnë mediat greke duke iu referuar burimeve zyrtare, qeveria e Mistotakis ka bërë gati 10 miliard euro për një program armatimi që do të zgjasë katër vite, raporton abcnews.al. Programi synon të rrisë kapacitetet e këmbësorisë, marinës dhe forcave ajrore. Ndërkohë, detaje janë dhënë vetëm për marinën dhe forcat ajrore.

Kështu, Greqia synonon të blejë katër fregata të reja nga Franca me qëllim balancimin e forcës ndaj Turqisë në Egje. Kjo e fundit ka investuar ndjeshëm vitet e fundit në marinë duke rritur kapacitetet e saj në këtë drejtim kundrejt Greqisë.

Më herët ishte njoftuar blerja e 18 avionëve të gjeneratës 4.5 “Rafale” sërish nga Franca, gjë e cila sipas “Forbes” do të përbëjë një problem të madh për forcat ajrore turke në Egje.

Greqia dhe Turqia janë në një përplasje të fortë diplomatike, por edhe në terren për shkak të pretendimeve mbi Zonën Ekskluzive Ekonomike përreth ishujve të kontestuar mes tyre. Situata është shumë e rrezikshme duke bërë që CNN të paralajmërojë për një luftë të mundshme mes dy shteteve të NATO-s.

Share.