fbpx

Angela Merkell jep lajmin e madh

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ditën e sotme është shprehur se pavarësisht lajmit të mirë për vaksinën e Covid-19, kriza që është shkaktuar për shkak të pandemisë mbetet ende e rëndë.

Merkel paralajmëroi se vala e dytë e pandemisë do të jetë më e ashpër se e para. Po ashtu ajo ka thënë se në vend do të vazhdojnë masat kufizuese për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

“Siç ishte rasti me gripin spanjoll, tani duhet gjithashtu të presim që vala e dytë të jetë më e ashpër dhe kjo ndodhë gjatë një periudhe me më pak fat të vitit, muajve të dimrit që do të thotë se do të duhet të merremi me këtë gjithë stinën. Edhe nëse ka një lajm të mirë tani për vaksinat që po zhvillohen, nuk do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm këtë dimër, kështu që ne duhet të vazhdojmë me masat tona parandaluese,” tha Merkel, në një deklaratë për mediat.

Share.