fbpx

Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut me kërkesë deri te Ziadin Sela dhe Afrim Gashi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga dy liderët e opozitës shqiptare konstruktivitet në politikat e tyre opozitare, transmeton Portalb.mk.

“Ambasadorja Bërns sot foli me liderin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Selën dhe Afrim Gashin, për të theksuar nevojën për një opozitë konstruktive dhe të përkushtuar”, deklarojnë nga Ambasada.

Në reagimin e Ambasadës, nuk theksohet saktësisht se për cilat çështje bëhet fjalë, por kërkohet nga partitë opozitare që të bashkëpunojnë me liderët tjerë për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vendi.

Share.