fbpx

Alternativa vazhdon mobilizimin për regjistrimin e popullsisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia politike “Alternativa” po vazhdon aktivitetet e saj për mobilizimin e qytetarëve në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Nëpër rrjetet sociale, aktivistët e kësaj partie, vazhdimisht po shpërndajnë adresën për regjistrimin e diasporës dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Përveç betejës për regjistrimin e popullsisë, AlternAtivA e Afrim Gashit, gjithashtu po vazhdon edhe betejën e saj për ligjin e shtetësisë në Kuvend.
Jozyrtarisht, thuhet se javën e ardhshme pritet të zhvillohet takim mes kryeministrit dhe kryetarët e partive opozitare shqiptare, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, bashkë me koordinatorët e Grupeve Parlamentare në Kuvend.

Share.