fbpx

AlternAtivA: Të prolongohet afati i dorëzimit të llogarive përfundimtare deri më 31 mars

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto ditë në adresën e Alternativës kanë arritur kërkesa të shumta të kompanive dhe asociacioneve të kontabilistëve, të cilët janë të prekur nga virusi Covid 19 dhe prandaj një pjesë shumë e madhe e tyre janë plotësisht ose pjesërisht të mbyllur dhe nuk arrijnë dot që t’i dorëzojnë deri më 15 mars llogaritë përfundimtare.
Kjo është arsyeja që AlternAtivA i bën thirrje Drejtorisë së të Hyrave Publike dhe Regjistrit Qendror që, duke i pasur parasysh kushtet e pandemisë, të ndjekin shembullin e vitit të kaluar, pra afati për dorëzimin e llogarive përfundimtare të shtyhet deri më 31 mars. Madje, nëse këto institucione – për çfarëdo arsye – nuk janë në gjendje ta shtyjnë afatin, atëherë kërkojmë që të hiqen dënimet enorme për kompanitë, të cilat për shkak të virusit nuk do të arrijnë t’i dorëzojnë raportet në afatin e paraparë.
Ene edhe një hesë theksojmë se kompanitë vendore po përballen me vështirësi shumë të mëdha nga pasojat e pandemisë dhe një numër shumë i madh i kompanive të vogla dhe të mesme nuk do të mund t’i përballojnë dënimet eventuale. Prandaj bëjmë thirrje që institucionet përkatëse urgjentisht t’u dalin në ndihmë kontabilistëve dhe kompanive.

AlternAtivA – Shkup

Shkup, 11.03.2021

Share.